Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me bashkëpunëtor ka vizituar sot punimet që kanë nisur përgjatë rrugës “Kongresi i Manastrit” në qytetin e Vitisë. Sipas këtij projekti parashihet të bëhet zgjerimi i rrugës duke futur përroskën në kanal të betonit.
Gjithashtu do të krijohen edhe hapësira për parkim të mjeteve motorike, trotuare dhe ndriçim publik për lëvizjen e lirë dhe të sigurte të qytetarëve.
Në kuadër të këtij projekti bëhet edhe lidhja e segmenteve të rrugëve “Kongresi i Manastiri” me rrugën “Adem Jashari” në qytetin e Vitisë. Përndryshe projekti është bashkëfinancim i Ministrisë së Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës me komunën e Vitisë dhe punimet në të pritet të zgjasin edhe në vitin në vijim.
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti potencoi se ky projekt është shumë i rëndësishëm për qytetin e Vitisë, sepse ajo krijon më shumë hapësirë për pjesëmarrësit në komunikacion.
Ai shtoj se projekti është edhe në përputhje me Planin e Mobilitetit Urban të Komunës së Vitisë që është i aprovuar edhe në Kuvendin Komunal./Aziz Zuka