ARSIMI

Nesër nis regjistrimi i nxënësve në shkollat e mesme të Gjilanit

Nxënësit që kanë mbaruar shkollën fillore nesër mund të regjistrohen në shkollat e mesme.

Kështu në dy gjimnazet në Gjilan, në atë natyror “Xhavit Ahmeti” dhe në Gjimnazin Shoqëror “Zenel Hajdini” do të mund të regjistrohen 40 përqind e semimaturantëve. Regjistrime do të ketë edhe në Shkollën e Mesme të Artit Pamor “Adem Kastrati”, Shkollën e Mesme e Muzikës,  Shkollën e Mesme Teknike “Mehmet Isai”, Shkollën e Mesme të Agrobiznesit “Arbëria”, Shkollën e Mesme e Mjekësisë “Dr. Asllan Elezi” dhe

Shkollën Ekonomike-Juridike “Marin Barleti”, ku do të pranohen 60 përqind e nxënësve që kanë kryen klasën e nëntë.

Shkollat kanë të përcaktuar kriterin e suksesit për regjistrim të nxënësve në klasën 10.

Përpos në gjimnaze, ku mund të regjistrohen vetëm nxënësit e komunës së Gjilanit, në shkollat tjera të mesme në Gjilan mund të regjistrohen edhe nxënësit nga Kamenica, Vitia dhe Novobërda.

Të gjithë nxënësit mund të dorëzojnë dokumentet në shkollat e lartshënuara, në datat 27, 28 dhe 29 qershor prej orës 08:00 -16:00.

Dokumentet që duhet t”i keni për aplikim – regjistrim janë:

  1. Dëftesa e shkollës së kryer, klasat 6-9 me pikët e testit në dëftesë dhe Cerifikata e lindjes (origjinal ose kopje).

Këtë vit, nxënësit që aplikojnë në Shkollën e Mesme të Artit Pamor “Adem Kastrati” këtë mund ta bëjnë në objektin e ri të kësaj shkolle prapa Qendrës së Mjekësisë Familjare në Dardani afër Stadiumit të Qytetit, ndërkaq, nxënësit që aplikojnë në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Dr. Asllan Ekezi” këtë mund ta bëjnë në objektin e shkollës ekonomike.

You Might Also Like