Hendbollistët e Dritës janë mposhtur edhe në një ndeshje në fushë të vet dhe i kanë zbehur gjasat për të dalë në Evropë, derisa Trepça, që tashti renditet e dyta është shumë afër që të dalë në garat ndërkombëtare.
Ndeshja e javës së 23 e Superligës së Kosovës në hendboll e zhvilluar në Palestrën e Sportit ,,Bashkim Selishta -Petriti,, në Gjilan u ka takuar mysafirëve me rezultat të ngushtë me rezultat 30-31.
Hendbollistët e Dritës patën disa hendbollist të lënduar, por megjithëkëtë treguan lojë cilësore, ndërsa në disa periudha të ndeshjes ishte më e mirë se skuadra e Trepçës . Fituesi u vendos në sekondat e fundit të ndeshjes kur gjyqtarët e këtij takimi bënë gabim, kur katër sekonda para fundit të ndeshjes nuk akorduan penalti për Dritën.
Hendbollistët e Dritës pas 23 javësh renditen në pozitën e 5 me 27 pikë, ndërsa mysafirët në pozitën e dytë me 37 pikë .
Edhe kësaj radhe hendbollisti më i dalluar, në radhët e Dritës ishte Gëzim Misini me 10 gola të shënuar, ndërsa tek mysafirët më i miri ishte Terziqi me 8 gola të shënuar.