Gjilan

Abdyl Aliu: Këtu është arsyeja e mosvotimit të buxhetit të komunës së Gjilanit për vitin 2024

Këtu është arsyeja e mosvotimit të buxhetit të komunës së Gjilanit për vitin 2024.
Nga 42 lokalitete të komunës, vetëm në 11 prej tyre është planifikuar buxhet për investime kapitale dhe atë në vlera jo të dinjitetshme.
Shumë fshatra të mëdha si Pogragja, Përlepnica, Uglari, Livoqi i Ulët, Lladova, Velekinca dhe shumë të tjera janë përjashtuar nga investimet kapitale për vitin 2024.
Nga mbi 20 lagje të qytetit të Gjilanit, vetëm se në 7 lagje janë planifikuar investime kapitale.
Shumë lagje të mëdha dhe me hov të madh të zgjerimit si Arbëria, Zabeli, Dardania, Iliria, Vishnjet, Porodini, Livadhet e Arapit, Baleci, Kamniku dhe disa të tjera janë përjashtuar nga investimet kapitale në vitin 2024.
Prandaj, buxheti selektues dhe diskriminues nuk kalon!

You Might Also Like