Futboll

Gjilani dëshpëron tërësisht

SC Gjilani që është përballur me Ferizajn ka zhvilluar një pjesë të parë të tmerrshme dhe për çdo kritikë e në të cilën gati se nuk funksionoi asgjë. Falë kësaj loje ekipi kuq e bardhë në fund të pjesës së parë ishte me dy gola disavantazh. Mbrojtja e Gjilanit, e cila sivjet ka dështuar shumëherë, dështoi edhe këtë të premte. Më së keqi intervenoi në golin e parë, kur Sadriu pas një shëtitje nëpër mbrojtjen e Gjilanit kur u gjet i vetmuar para portës qëlloi këndin e poshtëm të majtë për 0:1.  Kur pritej që Gjilani të sulmoj me ngulm dhe të rikthej rezultatin, krejt në fund të pjesës së parë pas një harkimi nga këndi, Abdul i mysafirëve u shkëput dhe qëlloi topin në kokë për t’a dërguar në rrjetë për 0:2.

Në pjesëlojën e dytë, Ardijan Nuhiji përnjëherë bëri katër zëvëndësime dhe loja e Gjilanit deri8 diku u përmirësua, por pas një kundërsulmi të shpejtë Ferizaj ka shënuar edhe njëherë por kësaj radhe Gjilanin e shpëtoi sistemi VAR ngase më herët kishte patur një faul në aksionin paraprak.

Një shpresë për Gjilanin u ngjall në minutën 73, kur Senad Jaroviq është shërbyer nga largësia, e Imamoviq në duel me të është rrëzuar, kurse Jaroviq në kthim e sipër ka qëlluar topin me volej dhe e ka dërguar në këndin e epërm të djathtë të portierit Terziu për 1:2.

Në momentet më të mira për Gjilanin, kur pritej barazimi, në minutën 85, Jamal Arago është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë, pas një ndërhyrje krejtësisht të pakontrolluar dhe të panevojshme mbi 70 metra larg nga porta. Për të qenë edhe më keq në fund të ndeshjes edhe Besir Ramadani u ndëshkua u ndëshkua me karton të kuq, pasi si lojtar i fundit ndali sulmuesin mysafir, që po shkonte drejt portës.

Pas kësaj humbje, SC Gjilani futet sërish në zonën e rrezikshme në tabelë./kryelajmi.com/

You Might Also Like