Gjilan

“Dita e Hapur në Gjykatë” edhe në Gjilan

Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Venhar Salihu, të premten zhvilloi një takim me qytetarët, organizatat e shoqërisë civile, mediat dhe avokatët, në kuadër të aktivitetit “Dita e Hapur në Gjykatë”.

Qëllimi i takimit ishte rritja e transparencës dhe llogaridhënies, duke i mundësuar qytetarëve të vizitojnë gjykatën, të takojnë kryetarin dhe të njihen me punën e saj.

Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me Qendrën për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional CLARD, në partneritet me IKD dhe me mbështetje të Ambasadës Amerikane në Prishtinë dhe INL.  /2LONLINE/ 

You Might Also Like