Komuna e Vitisë po vazhdon punimet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore me vendosjen e sinjalistikës horizontale në rrugët kryesore dhe periferike të qytetit. Këto punime po bëhen me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik dhe të përmirësimit të qarkullimit për të gjithë banorët dhe vizitorët. Në këtë fazë janë vendosur vijat ndarëse, shenjat për kalimet e këmbësorëve si dhe është shenjëzuar stacioni i autobusëve në Viti.