Sportet luftarake

Klubi i Xhudos “Gjilani” pjesëmarrës në turneun ndërkombëtar në Mal të Zi

Xhudistët e klubit të Xhudos “Gjilani” do të marrin pjesë në Turneun Ndërkombëtar të Xhudos që do të mbahet në Nikahiq në Mal të Zi.

Ekspedita e xhudistëve të Klubit të Xhudos “Gjilani” përbëhet nga disa xhudistë e xhudiste të grupmoshave të reja, të cilët pritet të sjellin medalje edhe nga ky turne.

Siç theksojnë trajnerët Ibrahim Hasni dhe Esat Selimi për këtë turne janë përgatitur mirë andaj me të drejtë presin suksese të mëdha. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like