Ardian Nuhiu ka kërkuar personalitet dhe autoritet nga futbollistët e tij para duelit ndaj FC Malisheva, sfidës kjo e vlefshme për xhiron e katërt në Albi Mall Superligë.
Tekniku i gjilanasve është shfaqur para gazetarëve në konferencën për shtyp për të folur për duelin e së dielës ndaj një kundërshtari të vështirë siç është Malisheva, si dhe Gjilanin e këtij edicioni, serioz dhe të gatshëm për gjëra të mëdha.
Dueli ndaj Malishevës
“Një ndeshje në të cilën kërkoj kontinuitet. Kërkoj nga futbollistët të bëjnë paraqitje me autoritet dhe personalitet. Dua dhe kërkoj që në çdo ndeshje të reagojmë dhe të reflektojmë”.
Përballjet e së kaluarës ndaj kundërshtarit?!
“Kemi marrë mësimet e duhura nga e kaluara dhe ndeshja e nesërme do ta tregojë këtë gjë më së miri”.
Fitorja ndaj Prishtinës, motiv për të vazhduar tutje!
“Një ndeshje e bërë mirë nga futbollistët, të cilët dëshmuan se kanë kualitetin për të bërë gjëra të mëdha. Kemi punuar në finalizimin e asaj të cilën e ndërtojmë, pasi që në këtë ndeshje kemi krijuar pafundësisht. Po ashtu, futbollistët treguan që mund të administrojnë ndeshjen dhe kjo gjë më bën krenar për punën e tyre. Dua ti falenderoj edhe tifozët të cilët po na mbështesin jashtëzakonisht shumë këtë edicion dhe mbështetja e tyre është më se e nevojshme për ne”.
Objektivi?
“Duam ta rikthejmë klubin në nivelet më të larta. Fokusi jonë është vetëm te ndeshja ndaj Malishevës dhe asgjë më shumë. Oreksi vjen duke ngrënë, kështu që dua të rrespektoj kundërshtarët, pasi që duke rrespektuar kundërshtarët rrespekton edhe vetën tëndë”.