Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes KuPS – Drita, e cila po luhet në Tampere të Finlandës në kuadër të Europa Conference League, e rezultati është i barabartë 0:0.
Vendasit që në minutën e dytë patën një rast shumë të mirë për të shënuar, por portieri Dritës, Faton Maloku shpëtoi gol të sigurt, duke e dërguar topin në fundore.
Drita për herë të parë ka rrezikuar në minutën 11, kur Almir Ajzerajn e ka shërbyer Manajn, që u fut në brendi dhe gjuajti, por goditja e tij nuk ishte aq e fortë dhe përfundoi në duart e portierit.
Në minutën 28, Veton Tusha është qëlluar në kokë dhe është dashur që në fushë të futet barela me të cilën është larguar sulmuesi i Dritës e në vend të tij është future mbrojtësi Sheji.
Drita rastin më të mirë e pati në minutën 34, kur pas një harkimi nga këndi dhe kombinimi të mirë të futbollistëve të Dritës, topi vije deri te Manaj, i cili qëlloi furishëm me të parën, por portieri KuPS, Johanes Kreidl u hodh në anën e majtë të pingules dhe shpëtoi gol të sigurt./kryelajmi.com/.