Në konkursin me korrespondencë gjëzasajuesit kanë pas për detyrë të sajojnë një FJALËKRYQ me dimensione 9 X 13 , me fjalën Horizonti dhe katrorët e zinj të vendosur në diagramë dhe për të sajuar një anagramë nga sintagma : “Revista për enigmatikë Horizonti” ( 29 dhkronja).
Vlerësimi i gjëzave u bë në bazë të këtyre kritereve:
- Numri i togjeve të zanoreve dhe bashkëtingëlloreve,
- Gjatësia mesatare e fjalëve ( 4.3 ),
- Sa më pak fjalë të panjohur
- Përshkrimi dhe burimi vetëm i fjalëve të panjohura
- Përshtypja e përgjithshme dhe sonoriteti( tingëllimi) i fjalëve
- Respektimi strikt i rregullave gjuhësore(Ali Dhrimo, Memishaj, Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe, Tiranë, 2015).
- Numri I shkronjave të “vështira”( XH, ZH, RR, TH, NJ)
Kanë konkurruar 16 gjëzasajues, tre prej tyre nuk kanë plotësuar kriteret e garimit( gabime drejtshkrimore !).
Pas kontrollimit dhe poentimit të gjëzave të sajuara doli kjo renditje :
- Skender Tullumi 8
- Xhelal Abrashi 8
- Mensur Mamuti 8
- Muhamet Halili 8
——————————————————
ANAGRAMAT :
- Mensur Mamuti 28
- Rexhep Hasani 26
- Ekrem Krasniqi 25
Gjilan, 24.01.2026
- Renditja e plotë e garuesve do të jepet, të shtunën, 31 janar 2026, në ora 12.00, në lokalet e Bibliotekës “Fan S.Noli”
Juria e Garave të sajimit të gjëzave
Zijadin V.Hasani, kryetar i Jurisë
Nexhat Hajrullahu, anëtar Enver Hjarullahu , anëtar




