Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Ujit, drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Mimoza Kadriu Qerimi, në bashkëpunim me zyrtarët e Institutit të Shëndetit Publik dhe ata të Kryqit të Kuq, realizuan një vizitë në Pendën e Përlepnicës.
Mysafirët u informuan nga afër mbi kapacitetet e ujit të pijshëm, si dhe mbi vështirësitë dhe sfidat me të cilat përballen në punën e tyre punonjësit t kësaj pende.
Më pas, nën moton “Barazia gjinore dhe uji”, KRU “Hidromorava” organizoi një debat promovues për barazinë gjinore në shënim të 22 marsit, Ditës Botërore të Ujit.
Të ftuar nga institucione të ndryshme diskutuan mbi rolin e gruas në vendimmarrje dhe në pozitat udhëheqëse, duke e vlerësuar dhe ngritur lart kontributin e vajzave dhe grave në të gjitha dimensionet
e jetës shoqërore.
“Roli i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjilan mbetet i qartë dhe aktiv: Sigurimi i qasjes në ujë të pijshëm dhe të pastër për qytetarët e Gjilanit, duke mbrojtur shëndetin e komunitetit dhe garantuar kushtet bazë sanitare”, tha Kadriu Qerimi.
Drejtoresha premton edukimi dhe ndërgjegjësimin e komunitetit përmes fushatave informuese mbi rëndësinë e ujit të pastër dhe higjienës, si dhe promovimi i përdorimit të qëndrueshëm të ujit në jetën e përditshme.
Sipas saj mbështetja e barazisë gjinore dhe fuqizimi i grave, duke nxitur pjesëmarrjen e tyre aktive në vendimmarrje dhe menaxhimin e burimeve.
Prioritet mbetet ruajtja dhe menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve ujore, si dhe sensibilizimi për mbrojtjen e tyre nga ndotja dhe përdorimi i tepruar.
“Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjilan, angazhohet që çdo qytetarë të ketë qasje në ujë të pastër dhe shërbime sanitare të sigurta, duke kontribuar në shëndetin, mirëqenien dhe barazinë në komunitet”, tha drejtoresha Mimoza Kadriu Qerimi.




