OPINION

Studentët kanë të drejtë

                        Përdorimi i gjuhës amtare është e drejtë e pamohueshme.

  Shqiptarët autokton që jetojnë në  truallin e tyre, që padrejtësish, të huajt e ndan nga trungu i mëmëdheut në vitin 1912, e që sot është pjesë e Maqedonisë së Veriut, përkundër faktit se përbëjnë rreth 40% të popullatës së përgjithshme, kontributit të tyre për ketë vend dhe luftës që e bënë për barazi me maqedonasit, ende po përballen me mohimin e të drejtave elementare kombëtare.                   

 Edhe pse  pas përfundimit të luftës shqiptaro – maqedonase të vitit 2021, u arrit një marrëveshje në mes të shqiptarëve dhe maqedonasve, në lidhje me të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, marrëveshja në pjesën më të madhe nuk po respektohet. Së pari  për fajin e partive politike shqiptare, që më shumë janë të fokusuar në pozitat e tyre brenda pushtetit të udhëhequr nga maqedonasit, në të cilin shqiptarët kanë jashtëzakonisht pak ndikim, se sa për të drejtat kombëtare të atyre që i përfaqësojnë, pra shqiptarëve.

  Fajtor natyrisht janë edhe pushtetarët maqedonas që të verbuar nga shovinizmi i tyre dhe urrejtja ndaj shqiptarëve, harrojnë se Maqedonia e Veriut nuk mund të funksionojë si shtet pa shqiptarët dhe se me shkelje të tilla nuk shkohet në Bashkimin Evropian.

  Ky diskriminim i paimagjinueshëm për Evropën demokratike nuk është i dëmshëm vetëm për shqiptarët por edhe për maqedonasit, që nuk po e kuptojnë se shqiptarët nuk po kërkojnë mëshirë por po insistojnë në realizimin e të drejtave të tyre. Maqedonasit duhet ta kuptojnë se nëse vazhdojnë me shkelje të tilla do të ballafaqohen me probleme shumë serioze për të ardhmen e shtetit të tyre, që shtet edhe  i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.                   

  Sidoqoftë, sikur shqiptarët të ishin këmbëngulës, në ushtrimin e të drejtave të tyre të natyrshme, këto të drejta nuk do të shkeleshin në asnjë mënyrë.  

 Duke mos e krye punën e tyre partitë politike shqiptare, studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, me të drejtë e kanë ngritur zërin e tyre për realizimin e të drejtës për përdorimin e pakufizuar të gjuhës shqipe në universitetet e Maqedonisë  së Veriut dhe në të gjitha institucionet publike të këtij vend,i që synon të bëhet

anëtare e Bashkimit Evropian dhe t’i ruajë  marrëdhëniet e mira me dy shtetet shqiptare me të cilat kufizohet, por para së gjithash të jetojnë me një shtet të përbashkët me shqiptarët.

  Studentët me të drejtë kan ngritur zërin e tyre, por atyre pa humbur kohë duhet     t’ju bashkohen partitë politike shqiptare që veprojnë në Maqedoninë e Veriut dhe jashtë saj, dy shtetet shqiptare, të gjithë shqiptarët kudo që janë dhe shtetet demokratike të Evropës, e më gjerë, që e promovojnë drejtësinë dhe barazinë në mes të njerëzve dhe komuniteteve,  pavarësish përkatësisë së tyre.

  Prill 2026

You Might Also Like