U MBAJT FAZA KOMUNALE E OLIMPIADËS SË II-TË NË GJUHËN SHQIPE
Sot në Viti është mbajtur faza komunale e Olimpiadës së II-të në lëndën e Gjuhës Shqipe për nxënësit e klasave të nënta.
Në këtë aktivitet morën pjesë nxënës nga shkollat fillore të komunës, të cilët u testuan në kuadër të kësaj gare.
Drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti, ka falënderuar nxënësit për pjesëmarrjen dhe mësimdhënësit për përkushtimin e tyre.
Ajo në emër të DKA-së dhe kryetarit Haliti ju ka uruar nxënësve suksese në fazat e mëtejme të garës që pritet të zhvillohen në kuadër të kësaj Olimpiade.

