Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” është njëri nga shkollat përfituese e projektit rajonal “Iniciativa për Zhvillimin e Liderëve të Rinj të Ballkanit Perëndimor” (BELI) në kuadër të programit Erasmus+ “Ndërtimi i Kapaciteteve në fushën e Rinisë”.
Marrëveshja është nënshkruar nga Bekim Mustafa, drejtor në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” dhe Granit Brajshori, menaxher i projektit nga Qendra për Arsim të Kosovës (KEC) dhe Gjimnazi “Xhavit Ahmeti”, Gjilan, prej këtu e tutje “Shkolla përfituese”.
Qëllimi i këtij memorandumi të mirëkuptimit është të formalizojë zotimin dhe përkushtimin e palëve nënshkruese për të hyrë në një marrëdhënie bashkëpunimi në kuadër të së cilës do të shkëmbehen informata, do të koordinohen aktivitetet dhe do të zbatohen veprimet e dakorduara në përputhje me këtë MiM.

Projekti synon të fuqizojë rolin e të rinjve në proceset e vendimmarrjes, të forcojë funksionalizimin e Këshillave të Nxënësve, si dhe të promovojë kulturën demokratike në shkolla dhe komunitete. Përmes zhvillimit të kapaciteteve dhe pjesëmarrjes aktive, projekti BELI synon të krijojë më shumë hapësirë dhe mundësi që të rinjtë të përfshihen në proceset demokratike dhe të kontribuojnë në mënyrë aktive në komunitetet e tyre.
Ky Memorandum ka për qëllim të formalizojë bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e gjerë e të përbashkët ndërmjet palëve lidhur me zbatimin e aktiviteteve të projektit “Iniciativa për Zhvillimin e Liderëve të Rinj të Ballkanit Perëndimor (BELI)”.
KEC, përmes projektit :
- Do të organizojë një takim njoftues me shkollën për të prezantuar projektin dhe programin për ngritjen e kapaciteteve të Këshillit të Nxënësve;
- Do të zbatojë një program për ngritjen e kapaciteteve për anëtarët e Këshillit të Nxënësve;
- Do të ofrojë mbështetje përmes mentorimit për Këshillin e Nxënësve;
- Do të mbështesë planifikimin dhe zbatimin e një iniciativë në shkollë;
- Do të organizojë dy ngjarje të Rrjetit Rajonal të Liderëve të Rinj;
- Do të hartojë rekomandime që synojnë forcimin e pjesëmarrjes së të rinjve në nivel lokal dhe rajonal;
- Do të organizojë vizita monitoruese dhe mentoruese në shkollë;
- Do të organizojë konferencën përmbyllëse të projektit.
Shkolla përfituese siguron pjesëmarrjen aktive të komunitetit shkollor në zbatimin e aktiviteteve të parapara në kuadër të projektit “Iniciativa për Zhvillimin e Liderëve të Rinj të Ballkanit Perëndimor (BELI)”.
Më konkretisht, obligimet e shkollës përfituese në raport me KEC janë si më poshtë:
- Të sigurojë pjesëmarrje aktive të stafit dhe të menaxhmentit për t’u përshirë në aktivitetet që do të ndërmerren në kuadër të projektit;
- Të ofrojë hapësirë dhe mbështetje për organizimin e aktiviteteve të projektit;
- Të ofrojë mbështetje për Këshillin e Nxënësve në zbatimin e Programit për Ngritje të Kapaciteteve për pjesëmarrjen demokratike, avokimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, pa e cenuar procesin e rregullt mësimor;
- Të ofrojë përkrahje në hartimin e dokumentit përmbledhës të politikave bashkë me Këshillin e Nxënësve, që trajton mbështetjen e pjesëmarrjes së nxënësve, shkeljet më të shpeshta të të drejtave të të rinjve dhe pengesat në parandalimin e tyre;
- Të angazhohet dhe mbështesë Këshillin e Nxënësve në zhvillimin dhe zbatimin e fushatave/iniciativave vetëdijësuese në nivel shkolle për komunitetin shkollor, me qëllim të nxitjes së një mjedisi shkollor më demokratik dhe paqësor, që promovon tolerancën, diversitetin, respektin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë;
- Të ofrojë dhe shkëmbejë informata dhe praktika të mira me shkollat tjera, duke shfrytëzuar, sipas nevojës edhe mediat sociale;
- Të luajë rol këshillëdhënës dhe bashkëpunues në zbatimin e aktiviteteve të projektit./kryelajmi.com/





