Libri

Biblioteka e Gjilanit dhe Tetovës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Postim i Qazim Azizit, drejtor në Bibliotekën “Fan S. Noli” në Gjilan

Dje, në Bibliotekën e qytetit pritëm kolegët e IN Biblioteka “Koco Racin” Tetovë. Me këtë rast u nënshkrua edhe një Marrëveshje bashkëpunimi profesional e kulturor në mes këtyre dy institucioneve të kulturës.
Ky ishe hapi i parë, për një rrugëtim cilësor në mes dy ekipeve profesionale, të dy bibliotekave, të dy qyteteve -Gjilanit dhe Tetovës.
Nga ana jonë, falënderojmë nga zemra kolegët tetovarë që ishin në këte vizitë dhe që besoj se ishte shumë e frytshme…
Qoftë kjo një nismë e mbarë.!

You Might Also Like