Sot, në përvjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Kemajl Azizi, në varrezat e dëshmorëve në Viti, janë bërë homazhe në nderim të këtij dëshmori.
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, vendosën kurora me lule pranë varrit të dëshmorit. Në homazhe morën pjesë edhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera komunale, përfaqësues të subjekteve politike, policisë, qytetarë të shumtë dhe familjarë.


