Ardian Azemi
Tanimë gjithçka është e qartë, koalicionet parazgjedhore nuk sjellin risi, madje janë shumë të dëmshme për partitë. Kjo është vërtetua me koalicionin ndërmjet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dhe Partisë Socialdemokrate (PSD). Pavarësisht rritës simbolike të AAK-së në këto zgjedhje, sipas mendimit tim, koalicioni me PSD-n e ka dëmtua aleancën. Madje, goxha shumë, kjo duhet t’na shërbej si mësim për të ardhmen.
Aleanca ishte dhe mbetet subjekt politik me ndikim në Kosovë. Programi dhe sjellja e aleancës karshi proceseve për shtetndërtim, si dhe qeverisja Haradinaj përgjatë gati dy viteve, e bëjn të veçantë organizatën tonë politike kundrejtë të tjerave. Aleanca ka votë të koncentruar, nuk ka pasur kurrnjëherë rritje shumë, por nuk është me rënie, dhe kjo len të kuptohet se mbetet subjekt politik që ruan besimin tek elektorati i saj.
AAK-ja është ballafaquar me shumë pengesa gjatë jetës saj, sidomos në mungesë disa vjeçare të liderit të saj, Ramush Haradinaj i cili për më shumë se një dekadë ishte në përballje me drejtësinë ndërkombëtare. Mungesa e Haradinajt ishte hendikep për organizatën, dhe kjo e ka pamundësua rritën e saj krahas rritës së partive të tjera politike, liderët e të cilave ishin prezent dhe në aktivitet të vazhdueshëm partiak, madje për shumë vjet në pushtet.
Aleanca i duhet Kosovës, sepse ka dëshmua se është shkollë qeverisëse ndryshe nga të tjerat që kanë qeverisë me vendin deri sot. Aleanca, pas këtyre zgjedhjeve, duhet të reflektojë, dhe mundësitë i ka. AAK-ja duhet të heqë dorë nga njerëzit mendjemëdhenjë, që vijnë në parti për të marrë e jo për të dhënë. Aleancës i duhet ta shfrytëzojë potencialin që ka brenda vetes, njerëz të rinj e që nuk janë pak. Aleancës i duhet një analizë e hollësishme për krejt rrugën e saj deri këtu.
Nëse aleanca ka me ditë me menaxhue situatën e pas 6 tetorit, sigurtë ka me qenë subjekt politik me fuqi në Kosovë. Aleancës i duhet ti identifikojë njerëzit të cilët gjatë qeverisjes dy vjeçare dëshmuan se kanë vullnet e dije me i qu proceset përpara. Nuk janë pak, porse duhet ti ipet hapësirë për veprim qoftë brenda saj, qoftë në institucione aty ku vepron. Besojë fuqishëm se do aleanca do të reflektojë!