Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nuk ka arritur marrëveshje me Vetëvendosjen për bashkëqeverisje, andaj ajo do të mbetet në opozitë. Ky subjekt politik në Asamblenë Komunale të Gjilanit ka dy këshilltarë
Një gjë e tillë është bërë e ditur edhe në faqen zyrtare të AAK-së në Gjilan në të cilën është thënë:
Të nderuar, Ju njoftoj se AAK në Gjilan do të jetë në opozitë. Pas bisedimeve me kryetarin Alban Hyseni nuk arritëm në marrëveshje.
AAK në seancën e sotme nuk do të votojë kryesuesin.