Subjekti politik AAK në Gjermani, nën udhëheqjen e krytarit të saj Ukë Blakaj cdo ditë e më shumë po fuqizohet duke aderuar shumë ftyra të njohura të jetës shoqërore e të bizneseve.
Kryetari degës së AAK-së në Gjermani, Ukë Blakaj, është shprehur se mbështetja e diasporës në AAK i bënë edhe më të fortë në synimet e tyre.
“Jam shumë i nderuar që subjektit tonë politik sot ju kanë bashkangjitur disa figura të ndritshme të popullit shqiptar, siq është Vehbi Blakqori i cili nga vitet e 80-ta jeton në shtetin e Gjermanisë, poashtu na është bashkuar edhe Behar Lushtaku, Agim Salihu, Fidan Velija, Granit Zenunaj e Liridon Aliu, në emër të subjektit politik AAK duke ju dëshiruar mirëseardhje, jemi zotuar se sëbashku do
të angazhohemi për rritjen edhe më të madhe dhe fuqizimin e AAK-së në mbështetje të diasporës në Gjermani dhe për të mirën e shtetit të Kosovës, së bashku do të jemi edhe më të forte, do të jemi një zë i fuqishëm për atdheun tonë e shtetin e Kosovës”, ka bërë të ditur kryetari i AAK-së për Gjermani, Ukë Blakaj.