Libri

Ajo buzëqeshte

Ajo buzëqeshi duke qëndruar ulur mbi karrikën që iluzionet ia vinin para fytyrës. Mes tyre, midis njerëzish ajo fliste gjërat më të pakuptimta që tashmë ia kishin fshirë mendjen. Sërish buzëqeshte.
Pa arsye edhe fytyrën ndërronte nga ai çast dhe e dërgonte në tjetrin ku në mes të saj zbulonte pjesët më të bukura që qëndronin rrotull karrikës. Shpesh, puthte edhe fjalët e saj ku drita i binte bash në njerëzit që i kishte para fytyrës. Çuditshëm i rrinte peisazhi që ajo bënte me veten e saj. Në fund fiki të gjitha dritat dhe qëndroi me këmbë mbi karrikë.
Ajo sërish buzëqeshte, se në fund të ditës historia dhe përjetimet jetonin mbi plagët e saj që qeshnin e i çelnin lulet e shpirtit.
Alisa Bekteshi

You Might Also Like