Të hënën do të jem përballë jushTë nderuar qytetarë të GjilanitUnë e kam marrë mandatin në zgjedhjet e fundvitit 2021.Të hënën do të jem para jush për të shpalosur sukseset dhe sfidat e gjashtëmujorit të parë të qeverisjes sonë.Ju ftoj të vini në takim publik dhe t`i dëgjoni të arriturat e kësaj periudhe, planet dhe synimet për gjashtëmujorin e dytë dhe vitet tjera të mandatit tonë.Jam i vetëdijshëm se kemi shumë për të bërë, por zotohem para jush se do të punoj shumë për ta bërë maksimumin e mundshëm.Ejani më 27 qershor dhe bashkëbisedojmë për të gjitha nevojat tuaja, për prioritetet dhe mundësitë tona.Bashkë mund të bëjmë shumë gjëra të mira dhe të ecim përpara.Ju mirëpres





