Gjilan

LDK dëgjon strukturat e Llashticës, Velekincës, Lagjes së Vishnjeve dhe Muqibabës

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, ka vazhduar me ciklin e takimeve “LDK ju dëgjon” me strukturat e Llashticës, Velekincës, Lagjes së Vishnjeve dhe Muqibabës.
Në këto takime bashkëbisedimi ka marrë pjesë edhe kryetari i Degës, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, e ka cilësuar jashtëzakonisht të frytshëm debatin dhe tha se deri në fund të vitit, ne do të jemi në gjithë territorin e komunës së Gjilanit për t’i dëgjuar të gjitha rekomandimet, kërkesat, ankesat e kritikat e tyre.
Edhe në këtë takim, është shfaqur interesim i madh i strukturave të Llashticës, Velekincës, Lagjes së Vishnjeve dhe Muqibabës për të marrë pjesë në debat lidhur me zhvillimet politike në Komunë e në qeverisjen qendrore, veprimet e Degës pas Konventës, strukturat e Komisioneve profesionale të Degës, opozitarzmi i LDK-së dhe rikthimi i LDK-së nëpërmjet mobilizimit dhe regjistrimit të anëtarësisë.
Dega e LDK-së me takim të përbashkët vazhdon nesër debatin me strukturat e Malishevës, Malishevës së Epërme, Uglarit, Pogragjës, Llovcës, Bilinicës, Stublinës, Caparit dhe Bukovikut.

You Might Also Like