Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit në rezidencën e tij ka pritur vashat e Klubit të Volejbollit Drita nga Gjilani, të cilat mbrëmë në Palestrën e Sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj janë shpallur kampione të Kosovës. Gjilanaset mposhtën ekipin Fer Volley nga Ferizaji me rezultat 3:2 në sete dhe në fazën finale ngadhënjyen me 3:1 me lojë.
Alban Hyseni ka shkruar:
Mbrëmë, vashat e KV Drita u shpallën kampione në Superligën e Volejbollit të Kosovës duke sjellë kështu trofeun e dytë në këtë sezonë, pas Kupës së Kosovës javë më parë.
Krenar me vashat e Dritës dhe sukseset e tyre!
Kryelajmi.com