Komuna e Gjilanit ka mbështetur dy klubet e qytetit Dritën dhe Gjilanin në fazën përgatitore në Antalya të Turqisë
I pari i kësaj komune, Alban Hyseni ka vizituar dy klubet që janë ndër më të organizuarat në Kosovë
Stadiumi nuk u ndërtua, por së paku një fazë përgatitore Drita dhe Gjilani e kanë fituar nga Komuna e Gjilanit
Njoftimi i plotë nga Alban Hyseni:
Në Antalya vizitova FC Dritën dhe SC Gjilanin, të cilët ndodhen në fazën përgatitore. Kjo është hera e parë që komuna mbështet klubet dhe u lehtëson një pjesë të barrës financiare.
Jemi të përkushtuar të punojmë për zhvillimin e sportit në përgjithësi dhe futbollit në veçanti. Pavarësisht pengesave, inateve dhe barrierave që na dalin përpara, ne do të vazhdojmë!