Futboll

SC Gjilani mundi Kukësin në miqësore

KF Kukësi dhe SC Gjilani kanë zhvilluar një ndeshje miqësore këtë të marte në qytetin verior të Shqipërisë. Ndeshja është zhvilluar në Stadiumin “Zeqir Ymeri” në Kukës dhe pas 90 minutave lojë më të mirë kanë qenë mysafirët nga Gjilani, të cilët kanë ngadhënjyer me rezultat 1:2.

SC Gjilani po zhvillon fazën përgatitore nën urdhrat e kryetrajnerit të ri Klodian Duro dhe po mundohen që të përgatiten sa më mirë për t’u ndeshur me ekipin nga Luksemburgu, FC Progrès Niederkorn në ndeshjen e parë që do të zhvillohet në Lulksemburg në kuadër të Europa Conference League./kryelajmi.com/.

You Might Also Like