Futboll

Komunikatë për media nga aksionarët e FC DRITA Valon Murseli dhe Flamur Bunjaku

Të nderuar delegatë që do të jeni pjesmarrës në kuvendin e jashtëzakonshem të datës 27 janar 2023!
Klubi jonë FC ‘Drita’ me kujdes të veçantë ka analizuar Draft Statutin e FFK-së i cili pritet të jetë në rend dite ne kuvendin e jashtzakonshëm të datës 27.01.2023
Duam që përmes kësaj komunikate të njoftoj gjithë komunitetin futbolldashës se ky proces ka shkelje serioze të procedurave Statutare dhe ligjore të cila janë evidentuar nga juristët e klubit tonë andaj ju ftoj që të jeni të vetëdijshëm se qka do të votoni!
Për të mirën e klubit dhe të futbollit po vazhdojmë të investojmë, andaj me shqetësim po u paraqesim disa nga shkeljet që janë evidentuar nga jurist të fushës:
1. Nuk ka vendim për themelimin e Komisionit për hartimin e Draft Statuti komfor Ligji të Sporti neni 30.1(Federatat e sportit, janë të detyruara t’i publikojnë vendimet e tyre) , vendimi nuk është i publikuar në web faqen e FFK-së dhe delegate e Kuvendit nuk janë të njoftuar për themelimin dhe përbërjen e këtij Komisionit.
2. Draft Statuti është në kundërshtim të plotë me Statutin Aktual neni 29.6 (Propozimi për amandamentim të Statutit duhet të bëhet nga anëtarët e FFK-së e mbështetur nga së paku 20 delegatë të Kuvendit të FFK-së dhe duhet të parashtrohet në afatin e paraparë kohor (20 ditë para mbajtjes së Kuvendit) dhe neni 62.
3. Draft Statuti i propozuar nga FFK na është dorëzuar me është 17.01.2023 10 ditë para Kuvendit që është në kundërshtim me nenin 29.6 dhe neni 62 Ndryshimi i Statutit.
Këto janë disa nga vërejtët procedurale rreth thirrjes se Kuvendit të Jashtëzakonshëm për miratim të Statutit, ky Kuvend është thirrur ne rekomandimet e MKRS për harmonizim të Statuti me Ligjin nr. 2003/24 te Sportit, Ligjit mr.04/L-075 për Ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.2003/24 për Sport, Ligjin nr.06/L-115 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 2003/24 për Sport i Ndryshuar dhe Plotësuar me Ligjin nr.04/L-075, Ligjit nr. 06/L-043 për Lirinë e Asocimit në Organizatat Joqeveritare, Udhëzimin Administrativ nr.03/2015 për Themelimin dhe Regjistrimin e klubeve publike dhe private te sportit, Udhëzimit Administrativ m.01/22 për Kushtet, Kriteret dhe Procedurat e Themelimit, Licencimit dhe Ri-vlerësimit te Federatave dhe Organizatave Sportive, Statutin e UEFA-s dhe FIFA-s si dhe Kodin Etik të UEFA dhe FIFA-s.
Ky Draft Statut i propozuar nuk i përmbush kritere e kërkuara nga MKRS, përkundrazi vetëm sa thellon edhe më shumë shkeljet ligjore, mospërmbushjet e rekomandimeve te kërkuara nga MKRS.
Me poshtë po i paraqesim shkurtazi disa nga vërejtjet të cila janë evidentuar gjata leximit të këtij Draft Statuti.
1. Neni 2 , paragrafi o, (të mënjanoj konfliktin e interesit të organeve , trupave dhe komisionet e FFK-së, është në kundërshtim me nenin 47 pika 2ku thotë: kryetarët dhe anëtarët e Komisioneve të përhershme mund të jenë anëtarë të KE me përjashtim të atyre të Komisionit të Referëve te cilët nuk mund të jenë pjese e KE, dhe Neni 3 ku thotë: se anëtaret e secilit Komision të Përhershëm emërohen nga KE me propozimin e anëtareve të FFK-së ose presidentit. Kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të përhershme caktohen për një mandat 4 vjeçar . Ata mund të merohen ose shkarkohen nga KE ne çdo kohe pa miratimin e Kuvendit.
2. Nenin 28 , Delegatët, nuk është përfshirë përfaqësimi i Shoqatës së e Futbollistëve Aktivë një (1) delegatë. Përfaqësimin në Kuvend duhet ta kenë ata që zhvillojnë garat në futboll, është pa logjikë qe Shoqata e trajnerëve dhe shoqata e referëve të përfaqësohen në Kuvend por të mos ketë përfaqësim shoqata e futbollistëve aktivë. Gjithashtu duhet të përcaktohet se kush i zgjedhë këta përfaqësues , me qëllim të ndalimit të abuzimeve dhe eliminimit të konfliktit të interesit siç po ndodhe aktualisht. Mos përfshirja e përfaqësimit të futbollistëve është në kundërshtim me të Kartën e të Drejtave të njeriu dhe Kushtetutën Kosovës.
3. Neni 30 pika 4. Është ndesh me të gjitha parimet juridike për kuorum , thotë: pasi shpallet se Kuvendi është thirrur dhe përbërë me këtë Statut, kuorumi nuk ndikohet nga delegatët që largohen. ( kjo është absurde sepse nuk mund të ketë vendimmarrjen nëse delegatë braktisin Kuvendin dhe nuk ka vendimmarrje pa kuorum).
4. Nenin 32 paragrafi 8, pika f, ku thuhet të ketë qenë tash më aktivë në organizim të futbollit-anëtarë të drejtpërdrejtë të FFK-së në 5 vite e fundit (ky kriter nuk aplikohet për kandidatë për pozitat në komisionet e pavarura). Ky kritere është eliminues për shumë emra të njohur të futbollit Propozimi aktual ne Draft Statut që kandidatët për president, anëtar të KE, të ketë qenë tashme aktive ne organizim te futbollit – anëtarë të drejtpërdrejtë te FFK-së në pesë (5) vitet e fundit është kriter diskriminues për të gjithë anëtaret e FFK-së që në 4-5 vitet e fundit kanë investuar miliona euro në futbollin e Kosovës, apo pamundëson emra e lavdishëm të futbollit si Shaqir, Xhaka, Muriqi, Hasi , Kozniku të kandidojnë nesër për pozita udhëheqës në FFK ngase nuk janë aktivë të angazhuar në FFK në 5 vitet e fundit.
5. Neni 35 pika. Është në kundërshtim me Statutin e UEFA dhe FIFA dhe parime e përgjithshme juridike ku thotë se KE thërret Kuvend të Jashtëzakonshëm nëse më shumë se 2/3 e anëtarëve të Kuvendit e bëjnë një kërkesë të tillë me shkrim ose më shumë se 50% e pozicioneve të KE bëhen të lira. Kriteri 2/3 i propozuar në Draft Statut për thirrje të Kuvendit të Jashtëzakonshëm është absurd sepse pamundëson ngritjen e çështjeve që mund të jenë urgjente dhe të rëndësishme për anëtarët e FFK-së. Norma 1/3 është pothuajse kriter ndërkombëtarë, është kriter i UEFA-së dhe FIFA-së dhe Kuvendi i Kosovës mblidhet në seancë të Jashtëzakonshme me 1/3 ndërsa Kuvendi i FFK-së me 2/3 nuk ka logjikë. Edhe për çështje që duhet votim i thjeshtë , vendoset norma e 2/3 qe është në kundërshtim me parimet e demokracisë dhe vendimmarrjes.
6. Neni 43, paragrafi 1, pika d, ku thuhet, mbikëqyrjen e punës e Sekretari të përgjithshëm që bie ndesh me Statutin e UEFA dhe FIFA.
7. Neni 43, paragrafi 1 , pika f, bie ndesh me nenin 33 paragrafin 2 , nenin 33 paragraf 1, 2 dhe 4 dhe nenin 40 paragraf 2, Neni 46, pika 2, është ndesh me rekomandimet e MKRS sepse aty kërkohet kontratë punë për sekretarin bazuar në Ligjin e Punës së Republikës së Kosovës.
8. Neni 79, paragraf 2 dhe Neni 80 pika 1 dhe 2, ju merret e drejta klubeve për të vendos për të drejta televizive të ligave ku garojnë dhe vendimmarrje për sponsorizim të ligave.
9. Neni 88 dispozitat kalimtare janë të dizajnuara për të vazhduar mandate për anëtarët e KE dhe për të rehatuar normat për vet, ku presidenti dhe KE eliminojnë kriteret e integriteti për veti.
Të nderuar sportdashës, juristët e angazhuar nga FC “Drita” kanë përgatitur propozim amendament ne Draft Statutin e FFK-se, por FFK ka pamundësuar afatet Statutare për të dorëzuar këto amendamente në Draft Statutin e FFK-se.
Ftojmë të gjitha klubet që të konsultohen me jurist dhe të japin vërejtjet e tyre rreth draft statutit dhe të respektojmë qdo rekomandim të MKRS-së.

You Might Also Like