Një emër i ri i futbollit që po vjen pa dyshim është edhe djaloshi nga qyteza e Pozharanit Komuna e Vitisë Ardonit Kuka.Ai tani sapo I ka mbushë 14 vjet, por ka dhunti për lojën më popullore në botë. Si duket ajo shprehja e njohur se “Molla pikë ndër moll”, ka ardhur në shprehje te ky talent I futbollit pasi që edhe babai I tij Bashkim Kuka, ishte një futbollist I spikatur dhe realizator I njohur I golave në KF Vllaznia të Pozharanit.
Ardoniti, pasi morri hapat e parë te Shkolla e futbollit e Vllaznisë nën përkujdesjen e babait,tani stërvitet me përkushtim dhe luan në klubin e futbollit ”Vizioni” të Ferizajt kun ë grupmoshat e këtij klubi tashmë është realizator I par ku vetem në 5 ndeshje ka reaalizuar 15 gola.Ardoniti ka ambicie të mëdha që një ditë të luajë në kubet e mëdha evropiane.
Ardoniti, ka lëvizje të shpejta dhe shumë herë është i pakapshëm për mbrojtësit rival si qendersulmues I spikatur. Shumë herë portierët i fut në pozicionin mat, për faktin se goditjet e tija mjeshtërore vështirë edhe mbrohen. Jo vetëm me lëvizje por edhe mënyra se si ekontrollon topin dhe godet, shumëkënd e lë të habitur.
“” Ai ka dashuri të zjarrtë për lojën e futbollit, është i përkushtuar shumë në përsosjen e teknikës dhe në rritjen e shpejtësisë së tij”” shprehet babai I tij ish futbollisti I Vllaznisë Bashkim Kuka. Ardoniti , vjen prej një familje sportistësh dhe ju është mirënjohës prindit të tij, Bashkimit , që e ka shtyrë dhe motivuar deri në pikën e fundit. Siç thonë edhe disa nga bashkëfshatarët e tij dhe bashkëlojtarë, Ardonti, është i lindur për futboll dhe veprimet që i bënë ai, vështirë që mund t’i bëjë edhe ndonjë futbollist me përvojë të madhe.
“Ideja për futboll ka qenë e gatshme në familje! Babai im (Bashkimi) ishte një lojtar shumë i mirë sikur edhe Xhaxhai I babait tim Avdullahu që ishte një portier cilësor ” thotë Ardoniti. Qysh i vogël kisha synim futbollin, ndërsa babai im me motivonte, të vazhdoja tutje. Edhe më shumë i falënderohem Zotit që me ka dhënë shëndetin dhe talentin.
Talenti im është vërejtur nga trajneri i klubit të “”Vizioni”” ku tani për tani, ushtrimet i vijoj në këtë klub dhe luaj aty.
Jetojmë në kohën e Messit, të Levandovskit, të Suarezit e të tjerve, prandaj edhe ata më janë idhujt e mi. Me pëlqen loja ktyre ekipeve dhe është loja që unë preferoj në një të ardhme”, theksoi supertalenti. Ardoniti, është i fokusuar në punë dhe të arrin suksese me “”Vizionin”” për grup-moshat e reja.
Në këtë klub së pari si synim kam përvojën, pastaj çdo sfidë është një përvojë për mua” thotë Ardoniti të cilit I uruam sukses në karierë.Aziz Zuka