Vetëm një fitore në gjashtë ndeshjet e fundit në ligë për Ballkanin, një ecuri negative e papritur e kampionit në fuqi të Kosovës!
Sot Ballkani u ndal në barazim 1-1 (Edvin Kuc 18’ / Elvedin Heric 45’ (P)) nga Gjilani, barazim që i gëzon shumë Llapin e Dritën, dy rivalët e suharekasve në luftën për titullin kampion.
Edvin Kuc në minutën e 18’ ishte ai që hapi serinë e golave në këtë takim, kur shënoi për 1-0 të suharekasve.
Ky rezultat mbeti i pandryshuar deri në minutën e 45’, kur për vendasit barazoi Elvedin Heric nga pika e bardhë. Penalltinë e shkaktoi Damir Ljuljanovic, portieri i Ballkanit.
Kështu, pjesa e parë u mbyll 1-1.
Pjesa e dytë i takoi plotësisht Ballkanit sa i përket rasteve për shënim. Kampioni në fuqi i Kosovës kishte kontrollin e ndeshjes, me mysafirët që mbroheshin me të gjitha forcat.
Korenica, Tolaj, Emërllahu, Karrica e Dulaj u inkuadruan si forca sulmuese nga banka rezervë, por goli nuk erdhi në asnjë moment. Mbrojtja mysafire u tregua e çeliktë dhe nuk lejoi pësimin e golit, e merita për këtë pati edhe Aridon Bllaca, portieri që nuk e po e lë të vërehet mungesën e të lënduarit Betim Halimi, portierit kryesor.
Ecuria negative e Ballkanit së fundi ka bërë që kjo skuadër tashmë ta rrezikojë lëshimin e kreut të renditjes.
Nëse Llapi fiton nesër ndaj Prishtinës, podujevasit do ta mbyllin këtë xhiro si liderë të Superligës.