Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Viti si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve të shpejta hetimore, me datën 31.10.2023 ka arritur që identifikoj dhe arrestojë të dyshuarin B.H. (viti i lindjes 1988, mashkull kosovar shqiptar).
Arrestimi i tij është bërë me dyshimin e bazuar se i njëjti me datën 24.10.2023 në rrugën ‘’Hoxhë Jonuzi’’ në qytetin e Vitisë dyshohet se është i involvuar në rastin e vjedhjes së një automjeti me targa vendore, po ashtu dyshohet se me po të njëjtën datë ky i dyshuar në fshatin Stubëll e Epërme duke depërtuar me forcë brenda shtëpisë së viktimës ku ka rritur që të vjedhje stoli ari dhe sende të tjera në vlerë të konsiderueshme.
Në cilësi të provës materiale është sekuestruar automjeti i vjedhur i cili pas përfundimit të procedurave i është kthyer pronarit legjitim,
I dyshuari pas arrestimit është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj të njëjtit do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Vjedhje’’ dhe ‘’Vjedhje e rëndë’’.