Avokati dhe sipërmarrësi nga Kosova z.Arsim Vranovci, këto ditë ka zhvilluara një vizitë të suksesshme në shtetin e Austrisë. Vranovci më saktësisht vizitën e kishte në Parlamentin Shtetëror të Austrisë, ku u dakordua me Kryetarin e Shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare z. Andreas Minnich, njëherazi Deputet i Parlamentit Federal të Austrisë, të themelojnë Shoqatën e Miqësisë Kosovë-Austri në muajin maj. Krijimi i Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri ka për qëllim forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe promovimin e shkëmbimit kulturor, tregtisë dhe investimeve. Është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një partneriteti afatgjatë ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, si dhe përmirësimit të pozitës së vendit në Bashkimin Evropian. Takimi i Avokatit Arsim Vranovci së bashku me Deputetin e Parlamentit Federal të Austrisë u permbyll me një vizitë në Parlamentin e Austrisë, duke shpresuar që edhe z. Andras Minnich së shpejti do të ketë mundësi ta vizitojë Parlamentin e Kosovës për herë të parë.