OPINION

Ata që mbrojtën Republikën dolën fitimtarë

Shkruan: Ardianë Halimi –

 

Deputetët e ish- opozitës së bashkuar që hedhën gazin lotsjellës në legjislaturën e kaluar. Në zgjedhjet e fundit ata  fituan numër më të madh të votave dhe veçanërisht deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!-s që e dyfishuan numrin e votave në krahasim me zgjedhjet e vitit 2014 (pra secili deputet i legjislaturës së 2014 nga LV u rizgjedhë prapë deputet/e në këtë mandat), sepse qytetarët i duan ata që njëmendë zotohen gjithmonë me mendje dhe me Zemër për Republikën. Ndërsa disa deputetë  nga partitë tjera që refuzuan ta hedhin gazin lotsjellës për ta mbrojtur imazhin e tyre personale u ndëshkuan me votë nga qytetarët dhe ua pamundësuan që të rizgjedhen sërish.

Pra gazi lotsjellës nuk e ka prish imazhin e askujt, veç se i ndali dy marrëveshjet e dëmshme për Republikën.

 

 

You Might Also Like