Futboll

Ballkani – Gjilani ndeshje me plot kthesa

Gjashtë gola të shënuar, dy penalti, një karton i kuq dhe shumë situata diskutabile ishin e veçanta e ndeshjes Ballkani – Gjilani, e cila solli shumë emocione, por dha edhe shumë pikëpyetje në vendimet e gjyqtarit kryesor të ndeshjes dhe sistemit VAR, i cili në Kosovë nganjëherë më epër po i ngatërron situatat se sa që po zgjidh diçka. Në fund ndeshje përfundoi me rezultat të barabartë, që ndoshte ishte më i drejti, ngase Gjilani nuk ia doli që të ruaj epërsinë, por në fund as nuk e meritoi të humbiste, ngase pati një paraqitje shumë të mirë.

Në minutën e pestë, pas një intervenimi të dobët nga mbrojtja e Gjilanit nga një krosim nga këndi, me një goditje të fuqishme Emërllahu i dha epërsinë Ballkanit.

Në minutën e 11-të, pas një lëvizje mjaft të bukur nga Basa në krahun e djathtë, goditja e tij shkoi shumë afër portës të suharekasve.

Në minutën e 15-të, ish-lojtari i Ballkanit, Armend Thaqi avancoi përpara me hapa të shpejtë, goditja e tij e ulët dhe e saktë shkoi në këndin e ulët të majtë të Enea Koliçit për të barazuar rezultatin.

Në minutën e 19-të, Tolaj me mjeshtërsi dribloi Roganoviçin në zonën e 16-metërshit të Gjilanit, por goditja e tij ishte e pasaktë.

Superloja e Gjilanit u konkretizua me gol në minutën e 40-të, ku po në të njëjtin kënd që goditi Thaqi, Edi Basa goditi saktë për ti dhënë epërsinë Gjilanit.

Me të nisur pjesëloja e dytë Ballkani shtoi presionin drejt portës së Gjilanit, por megjithatë rastin më të mirë në kundërsulm e pati Gjilani, kur në minutën 57, Oltion Bilalli, i cili ndonëse ishte i vetmuar gjuajti plogshtë. Pak qaste më vonë edhe Jaroviq pati rast të mirë, por gjuajtja e tij u bllokua.

Gjilani u kthye se tepërmi mbrapa dhe pas një trysnie të paparë, pas një asistimi të Adetungjit, Giovanni me një gjuajtje të fortë në minutën 61 ka shënuar gol të bukur, duke qëlluar këndin e djathtë të Haxhihamzës. Ky gol është rishikuar nga sistemi VAR, i cili pas një rishikimi të gjatë gjeti se goli ishte i rregullt.

Në minutën 69, Adetungji nga një pozitë mjaftë e mirë gjuajti me kokë, por topi shkoi jashtë portës. Në një situatë tjetër tejet diskutabile sërish gjyqtari dhe VAR-i u vunë në shërbim të Ballkanit, duke dhënë penalti për ekipin portokalli. Karrica përballë Haxhihamzës arriti të shënojë duke shënuar.

Gjilani pati rast shumë të mirë për të barazuar, por portieri Koliqi ndali gol të sigurt. Në minutën 87, Gjini sapo u fut në lojë u ndëshkua me të kuq pas nga prapa e ndali Jaroviqin, i cili ishte i vetmuar duke shkuar drejt golit. Gjilanasit u ankuan në këtë rast për penalti, por gjyqtari as që deshi të shikojë VAR-in, por dha një faul jashtë zonës, të cilin e ekzekutoi Thaqi, që gjuajti mbi portë. Edhe në një situatë të dyshimtë, gjyqtari dha penalti, por kësaj radhe për Gjilanin, ngase në brendi ishte rrëzuar Roganoviq nga ana e Potokut. Gjuajtjen e Thaqit e ndali Koliqi, por në topin e dëbuar erdhi Jaroviq, i cili gjuajti dhe qëlloi shtyllën, kurse topi nga shpina e portierit erdhi te Thaqi, i cili e futi atë në rrjetë për rezultatin 3:3./kryelajmi.com/.

You Might Also Like