Futboll

Bashkimi i Koretinit ia shënon tre gola ekipit të Superligës

Bashkimi i Koretinit, anëtar i Ligës së Dytë të Kosovës në Futboll ia ka shënuar tre gola një ekipi të Superligës. Ekipi nga Koretini ka barazuar me rezultat 3:3 me Hajvalinë, që zë vendin e fundit në Superligë. Golashënues për ekipin e Bashkimit të Koretinit ishin Arbër Bajraliu, Taulant Kurteshi dhe Dardan Dërmaku.

Me përforcimet e bërë dhe ndeshjet që po tregon në fazën përgatitore, Bashkimi i Koretinit mbetet kandidati kryesor për inkuadrim në rang më të lartë garash, që do të ishte një sukses i madh jo vetëm për këtë ekip, por për mbarë sportin e Kamenicës në përgjithësi.

You Might Also Like