Futboll

Besa e Kavajës mposht Bashkimin e Gjilanit

Në një ndeshje miqësore, të luajtur në Kavajë, Besa ka mposhtur Bashkimin e Gjilanit me rezultat 4:2.

Fillimisht gjilanasit janë pritur nga kreu i Bashkisë së Kavajës,  Elvis Roshi, i cili mysafirëve u dëshëroi mirëserdhje dhe premtoi se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe më tej.

Kryetari i KF Bashkimi, Xhevat Leka, tha se po i hapin  shtigjet e miqësisë vllazërore, për të vazhduar me shekuj.

“Këto takime na bejnë krenarë të gjithë neve, të dëshmojmë dhe t’i nderojm të gjithë ata të cilët kontribuan për këto ditë të lirisë të cilat ne po i gëzojmë”, the Leka.

KF Bashkimi bëri homazhe edhe  para bustit të dëshmorit të kombit Indrit Cara, i cili dha jetën në luftën e Kosovës, i pranishëm në këtë homazh ishte edhe babai i dëshmorit, Lulzim Cara.

 

 

You Might Also Like