Gjilan

Beteja e Zhegocit është ngjarja më rëndësishme historike që ndodhi gjatë luftës së UÇK-së në komunën e Gjilanit

Beteja e Zhegocit është ngjarja më rëndësishme historike që ndodhi gjatë luftës së UÇK-së në komunën e Gjilanit, ku sot, më 15 prill bëhen 24 vite ku janë zhvilluar luftimet më të mëdha në Zonën Operative të Karadakut.
Përkujtimi dhe nderimi i dëshmorëve është një detyrim i ndërgjegjes sonë ndaj kujtesës historike dhe përjetësimit të sakrificave të heronjve të vendit tonë. Dëshmorët janë ata që me guxim dhe vendosmëri kanë dhënë jetën e tyre për liri dhe pavarësi.
Ata janë shembuj frymëzues të trimërisë, krenarisë dhe përkushtimit ndaj një idealit më të madh, ndaj lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë.
Sot është bërë poashtu edhe ceremonia e vendosjes së emrit të dëshmorit Nijazi Osmani, në Shkollën Fillore të fshatit Kishnapole, një veprim nderues që do të shërbej për kujtesën nga ana e brezave të rinjë.
Lavdi të gjithë dëshmorëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Riad Rashiti

You Might Also Like