Sportet luftarake

Boksieri Donat Syla po marshon drejt medaljes në Kampionatin Evropian për të rinj në Sofje

 

Në Sofj të Bullgarisë, po mbahet Kampionati Evropian i Boksit, në të cilin në mesin e shteteve pjesëmarrëse nga mbarë Evropa, po merr pjesë edhe Kosova. Pjesëmarrës në këtë ngjarje të madhe të boksit është edhe boksieri i talentuar gjilanas Donat Syla, i cili garon në peshën 92 kilogramë.

Shorti ka qenë fatlum për boksierin tonë, i cili në meçin e parë ka kaluar pa luftë, kurse në çerek finale ai do të përballet me një boksier nga Moldavia dhe me fitore eventuale, Donat Syla do të siguronte medaljen e bronztë, që do të ishte një fitore e madhe jo vetëm për klubin e Boksit Drita, qytetin e Gjilanit, por edhe për mbarë Kosovën.

Trajnerët e Donat Sylës, Nazim Halili dhe Musli Zymberi, theksojnë se presin fitore nga boksieri i ynë, Donat Syla, ngase ai është i përgatitur mirë dhe ka cilësinë e duhur për të shkuar më tutje në gara.

Gazeta online kryelajmi.com lexuesit e saj do t’i mbajë të informuar për sukseset e boksierit Donat Syla, të cilit i dëshirojmë sukses.

 

You Might Also Like