Futboll

Braziliani Edenilson Bergonsi rikthehet te Drita

Drita ka arritur marrëveshje me mesfushorin brazilian Edenilson Bergonsi, i cili rikthehet pas një viti sërish te gjilanasit.

Bergonsi që ka luajtur në divisionet e ulëta të Spanjës dhe kampionatit qipriot është bashkuar me ekspeditën e ekipit në stadiumin “Adem Jashari” të Mitrovicës në prag të sfidës ndaj Dudelange, raporton Gazetasheshi.com.

Braziliani 30 vjeçarë ishte pjesë e gjilanasve për disa ndeshje në edicionin 2016/17, derisa realizoi edhe një gol (në duel ndaj Hajvalisë).

Gazetasheshi.com mëson se Drita ka arritur marrëveshje edhe me një mesfushorë tjetër dhe një sulmues, ndërkohë gjatë orëve në vijim do ti bëjë publike edhe emrate e përforcimeve të reja.

You Might Also Like