Futboll

Bulle Futsal’s inkuadrohet në Ligën e Dytë të futsallit në Zvicër

Skuadra e cila u formua vetëm 6 muaj më parë në shtetin e Zvicrës, Bulle Futsal’s, nga futbollisti i Kombëtarës së Kosovës, Meriton Salihu sëbashku me Sabaudin e Mervan Liamalari, kanë shkruar histori në kët sport duke u palsuar në Ligën e Dytë të futsallit në shtetin Zvicran. Futbollistët e kësaj skuadre nga 7 ndeshjet e zhvilluara kanë shënuar po aq fitore duke shënuar 50 gola, ndërsa kanë pranuar vetëm 10, duke treguar lojra tejet të mira dhe diciplinë tejet të madhe. Për tu inkuadruar në Ligën e Dytë, është dashur ta zhvillon edhe ndeshjen e PlayOff-it me skuadrën Us Geneve Poste, e cila kishte poashtu synime të inkuadrohet në Ligën e Dytë. Për befasi edhe pse kishte një kohë për afër 30 ditë të përgaditet për këtë ndeshje finale skuadra US Geneve Poste nuk u paraqit në parket dhe skuadra Bulle Futsal’s fitoj këtë ndeshje me rezultat zyrtarë 3-0, dhe inkuadrohet direkt në Ligën e Dytë.

“Jam krenar me paraqitjen e të gjithë futbollistve pasi secili ka dhënë kontribut tejet të madh për të arritur gjerë këtu. Skuadra musafire nuk u paraqit në parket e sipas të gjitha gjasave e kanë ditur epilogun e ndeshjës që do të humbin, pasiqë skuadra jonë është në nivel me atë të Superligës Zvicrane. Ne këtë arritje e konsiderojmë një sukses të madhë, pas të formosh skuadrën dhe mbrenda 6 muajsh të kalosh në një rang më të lartë të garave, kjo dëshmon se ne punojmë gjthqka në mënyrë profesionale”, ka bërë të ditur Meriton Salihu. Salihu ka bërë të ditur se edhe në Ligën e Dytë, Bulle Futsal’s, do të jetë superior, pasi kanë skuadër e individ cilësor. “Mendoj se edhe në Ligën e Dytë do të jemi kandidat për të hyrë në Superligë dhe për të shkruar historinë e futsallit Zvicran, ku e kemi të vetmin qëllim sëbashku me udhëheqësin e futbollistët, poashtu nga zemra i falenderoj edhe shikuesit që na kanë përcjellur, qka për ne ishte shumë motivuese”.

You Might Also Like