Bulle Futsal’s po ‘çmend’ futsallin Zvicran
Skuadra e futsallit Bulle Futsal’s e cila është formuar tani e pesë muaj nën drejtimin e Meriton Salihut e Sabaudin e Mervan Ljamalari, po bën emër në futsallin Zvicranë duke treguar lojra spektakolare.
Skuadra Bulle Futsal’s nga pesë ndeshjet e zhvilluara ka pesë fitore, duke kryesuar në tabelën e klasifikimit me 15 pikë, e ndjekur me po aq pikë nga skuadra FC Pescux Comete.
Futbollistët e Bulle Futsall’s, nga pesë ndeshjet e zhvilluara kanë shënuar në portat kundërshtare plot 36 gola duke pësuar vetëm 8.
Për këtë sukses, futbollisti i Kombëtarës së Kosovës dhe menaxheri i këtij klubi, Meriton Salihu ka bërë të ditur se ky është vetëm fillimi i këtij klubi.
“Në mesin tonë mbizotron profesionalizmi me futbollist shumë të mirë e të dëshmuar, poashtu kemi edhe dy bashkëpunëtor shumë profesionist siq është Sabaudini e Mervani.
Deri më tani kemi zhvilluar 5 ndeshje dhe në të gjitha ndeshjet kemi qenë dominant ndaj skuadrave tjera, ne do ti zhvillojmë edhe dy ndeshje gjerë në fund të garave të Ligës së Tretë dhe nëse përfundojmë në pozitën e parë do ta zhvillojmë kryendeshjen në Play Off dhe do të inkuadrohemi në Ligën e Dytë të Zvicrës, që do të jetë një rekord për pesë muaj ta kalosh një Ligë të tërë”.
Siq mësohet skuadrës së Bulle Futsal’s ju ka bashkangjitur një numër i madh i shikuesve, sidomos atyre të diasporës të cilët ndalëngadal po bëhen pjesë e pandashme e klubit.