Futboll

Dabiqaj i pandalshëm, fundos Trepçën “89

Mesfushori i Gjilanit, Albert Dabiqaj, ka shkëlqyer sot në përballjen çerekfinale të Kupës, ku ekipi i tij Gjilani eliminoi Trepçën’89 nga gara, pasi që shënoi fitore me rezultat të thellë: Trepça’89 1-5 Gjilani [Ardian Muja 20 – Albert Dabiqaj 2, 9pen., 34, 68pen., 88].

Fitorja e Gjilanit në një terren të vështirë nga uji i mbledhur prej shitur, u bë e lehtë, pasi që Dabiqaj nuk falte sot, ndërsa me golat e shpejt të shënuar brenda 10-minutas dhe të tretin për hat-trick bëri që ndeshja në pjesë të dytë të luhet sa për të përfunduar.

Trepça’89 provoi rikthimin në lojë kur Ardian Muja dha gol për 1-2 (20’), por e tëra ishte kaq për ekipin e Shpëtim Idrizit. Goli i tretë i Dabiqajt shoi gjasat e tyre, ndërsa pas kësaj edhe një gol i Mevlan Zekës u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Në pjesë të dytë, edhe pse Gjilani mbeti me dhjetë lojtarë (Arbër Prekazi, karton i kuq) që prej minutës së 50 të duelit, kjo nuk e pengoi ekipin e Skifterave që të shënojnë edhe dy herë në 45-minutëshin e dytë të ndeshjes ashtu që të festojë në fund.

Gjilani do të kuptojë kundërshtarin e gjysmëfinales pas shortit që do të mbahet në zyret e FFK-së, ndërsa Zekirija Ramadani me ekipin e tij kanë treguar se janë ndër ekipet favorite për të fituar trofeun.

You Might Also Like