Futboll

Dallku: Nuk e merituam humbjen

Trajneri Armend Dallku ka thënë pas ndeshjes se skuadra e tij nuk e meritoi humbjen në këtë takim.

“Pësuam një gol që rrallë shihet në kampionatin tonë dhe kundërshtari na mposhti me atë rast”.

“Krijuam shumë raste shënimi, por fatkeqësisht nuk i konkretizuam edhe pse dominuam. Nuk e kemi merituar humbjen në këtë duel, por futbolli është i tillë”, tha Dallku.

Tutje Dallku tha se kjo humbje i dhemb për faktin që ndoshta ishte ndeshja më e mirë e këtij sezoni nga skuadra e tij.

“Normalisht që dhemb kjo humbje, pasi në fillim kemi pasur vështirësi. Por rëndësi tani ka që po luajmë mirë dhe po qarkullojmë topin”.

“Shpresoj që në ndeshjet e tjera përveç që të luajmë mirë të shënojmë edhe gola, pasi në atë mënyrë fitojmë ndeshjen. Dua t’i falënderojë edhe tifozët për mbështetjen e madhe dhe shpresoj që në ndeshjet e ardhshme t’i gëzojmë me fitore”, deklaroi trajneri Armend Dallku.

You Might Also Like