Gjilan

Deputetja Valentina Bunjaku – Rexhepi flet për angazhimet e saj në Kuvend

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, znj.Valentina Bunjaku-Rexhepi, para qytetarëve gjilanas adresoi disa çështje të rëndesishme që i ka ngritur si zë opozitar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Deputetja Bunjaku-Rexhepi, njoftoi qytetarët se ka marrë një nismë në Kuvend, me mbështetjen edhe të pesë deputetëve tjerë, për Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 08/L- 040.
Ajo theksoi nevojën që ky ligj të rishikohet me kujdes dhe të mos paraqes pengesë për sektorin e gastronomisë.
“Çështja kryesore është togfjalëshi “hapësirë publike” në Ligjin për Kontrollin e Duhanit, i cili si term i përgjithshëm po e pengon veprimtarinë e gastronomisë në gjithë Kosovën, kur kemi parasysh edhe pasojat që ky sektor ka pasurnga pandemia e inflacioni i lartë”,- tha Bunjaku-Rexhepi.
Ajo gjithashtu tregoi se ka qenë e zëshme dhe ka bërë presion tek Qeveria e Republikës së Kosovës, respektivisht tek ministritë përkatëse, për projektet e rëndësishme të Anamoravës.
Projekti për asfaltimim e rrugës Llovcë-Kokaj, ura e mbyllur tek Liqeni i Badovcit, hyrje-daljet e qytetit, autostrada e Gjilanit, stadiumi i Gjilanit, impianti për trajtimin e ujërave të zeza, çështja e kampusit universitar të Universitetit “Kadri Zeka” dhe shumë projekte të tjera, duhet të trajtohen seriozisht nga qeverisja qendrore dhe lokale, pasi që i kemi nisur me shumë mund e sakrifica në mandatet e kaluara dhe është koha e tyre të përfundojnë sa më shpejtë.
“Poashtu, kam ngritur edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me projekte të Anamoravës. Shkolla në fshatin Pozheran të Vitisë, asfaltimi i rrugës Shipashnicë r Epërme- Desivojcë dhe projekte të tjera për këtë regjion, duhet të trajtohen me seriozitet”,- tha Bunjaku-Rexhepi në fund të adresimit të saj.

You Might Also Like