Futboll

Dienit Isufi nuk është më pjesë e FC Drita

Lojtari i ri dhe me një të ardhme të ndritur, Dienit Isufi, nuk është më pjesë e FC Drita. Këtë e ka bërë të ditur vetë lojtari, i cili në postimin e tij në facebook ka shkruar:

Dua të ju njoftoj që më nuk do të jem pjesë e familjes FC DRITA.

Dua ta falënderoj klubin per gjithçka qe me ka dhënë për këto vite sa isha pjesë e tyre andaj  falënderoj 2 presidentet dhe kryesin e klubit.

Faleminderit të gjithë trajnerëve e stafit me të cilët kam punuar, gjithashtu falënderoj stafin mjekësor së bashku me ekonomët e klubit, bashkelojtareve me të cilët kemi ndarë çdo emocion së bashku e Klubit i uroj suksese në garat e ardhshme.

Në fund një falënderim i veçantë shkon për intelektualët për mbështetjen e pandalshme.

Faleminderit Drita.

Kryelajmi.com

You Might Also Like