Gjilan

Ditë e ngjeshur me aktivitete e ‘kryetarit’ të ri të Gjilanit

1 qershor 2019  – Kryetari në detyrë i Komunës së Gjilanit, Olti Suliqi, së bashku me ekipin e tij, të shtunën kanë realizuar takime në zyre dhe vizita në terren.

Gjatë ditës, Suliqi së bashku me kolegët, kanë vizituar çerdhen “Poema”, ka pritur në zyre fëmijët parashkollorë të shkollës “Thimi Mitko”, për të përfunduar me pjesëmarrjen në Teatri Magjik i Fëmijëve, në premierën dhe shfaqjen më të re për fëmijë “Beli, Blerta dhe balena blu”.

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, të premten ia ka dorëzuar detyrën Olti Suliqit i cili e ka ushtruar për dy ditë, ndërkaq ekipi i fëmijëve përbëhej nga të gjitha komunitetet etnike dhe religjionet e ndryshme, që janë rezultat i dialogut ndërfetar dhe ndëretnik që tash e pesë vite kultivohet në Gjilan.

Kryetari Haziri ka vendosur që ta mbështesë të mbështesë projekte që janë propozuar nga fëmijët.

Përbërja e ekipit ‘qeverisës’ ka qenë si vijon:

Olti Suliqi – Ushtrues detyre i kryetarit

Andi Daku – Ushtrues detyre i nënkryetarit të Komunës

Edina Kazazi – Ushtrues detyre i nënkryetarit të Komunës

Kanina Mehmeti – Ushtrues detyre e kryesueses së Kuvendit

Nadja Stanajkovic, zëvendës kryesuese e Kuvendit Komunal

Melisa Jakupi – Ushtrues detyre e shefit të Kabinetit të Kryetarit

Fjolla Murati – Ushtrues detyre e asistentet së Kryetarit të Komunës

Fadil Demorovic, ushtrues detyre e udhëheqësit të Zyrës për Kthim dhe Komunitete

You Might Also Like