Ka dalë nga shtypi libri “Kujtime jete…”, i autorit Ibrahim S. Arifi, libër ky që është botuar nga Shtëpia Botuese “Faik Konica”.
Në këtë libër, autori Ibrahim S. Arifi, veprimtar i paepur i çështjes kombëtare, duke rrëfyer për jetën e tij, familjen dhe ambientin që e rrethon, në të njëjtën kohë ai rrëfen edhe për shumë ngjarje nëpër të cilat ka kaluar populli shqiptar. Libri është si i tillë që rrëfen në formë autobiografike itinerarin personal të autorit së bashku me familjen, shoqërinë dhe rrethin e tij nëpër kohë e sidomos në kohërat e murrme kur ishte vështirë të jesh një shqiptar i mirë, e autori ja kishte arritur edhe të jetë një i tillë por edhe të veproj duke ia kushtuar edhe tërë jetën të qenit shqiptar dhe të dalurit zot asaj.
Sic thekson autori i këtij libri, Ibrahim S. Arifi, duke parë gjithë ato ngjarje nëpër të cilat ka kaluar populli shqiptar, ai tashti është i dëshpëruar thellë me situatën e cila e ka kaplua Kosovën e paslufte dhe edhe kjo është një nga çështjet të cilat autori i ka përmend në këtë libër bashkë me të gjitha peripecitë, vuajtjet nëpër burgje dhe flijimet e anëtarëve të familjes së tij për lirinë e cila nuk erdhi ashtu siç e dëshiroi autori, por edhe shumë kush nga kjo Kosova jonë e stërvuajtur.