Futboll

Dorëhiqet Malazog Hoxha, kryetar i Lidhjes Rajonale të Futbollit në Gjilan

Malazog Hoxha, kryetar i Lidhjes Rajonale të Futbollit në Gjilan ka dhënë dorëheqje nga ky post, kurse n arsyetimin e tij është shkruar:

Të nderuar miq, përkrahës e bashkëpunëtor nëpërmjet këtij shkrimi dua të ju njoftoj me vendimin për dorëheqjen time nga pozita e Kryetarit te Lidhjes Rajonale te futbollit te Gjilanit pas tre mandateve shumë të suksesshme. Duke menduar gjithmonë në të mirën për Regjionin tonë dhe asnjëherë në rrafshin personal, në rrethanat momentale e shoh të arsyeshme tërheqjen time nga posti i Kryetarit te LRFGJ-së. Përgjatë këtyre dhjetë viteve, arritëm suksese të jashtëzakonshme së bashku. Mirënjohës gjithmonë për përkrahjen dhe bashkëpunimin e ngushtë. Falënderues dhe gjithmonë i përulur para jush; Klube të Futbollit, Shkolla të Futbollit, Gjyqtarë, Delegatë e bashkëpunëtorë për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe të palëkundur përgjatë këtyre dhjetë viteve.

Me shumë respekt, Malazog Hoxha.

You Might Also Like