OPINION

Dr. Ibrahim Rugova, mbetet fanar i urtësisë së mendimit, veprimit dhe besimit politik, shtetëror, e institucional

Shkruan: Arbër Ismajli

Filozofia politike e Presidentit, Dr. Ibrahim Rugova, mbetet fanar i urtësisë së mendimit, veprimit dhe besimit politik, shtetëror, e institucional, ku së bashku arrijmë ta ruajmë atë mendim filozofik që na e la si testament për të na shoqëruar. Ne, atë që duam ta ndërtojmë së bashku, duhet ta arrijmë përmes rrugës së tij politike e filozofike, duke jetësuar të mirat e kësaj Republike, dhe, duke e ndërprerë njëherë e përgjithmonë aspiratën shekullore të armiqve tanë. E këtë mund ta arrijmë duke qenë në krahë me miqtë tanë ndërkombëtarë me të cilët Dr. Ibrahim Rugova, ndërtoi aleancë të përjetshme. Miqtë janë ata që ecin krahas nesh në sofrën e idealeve të të tanë, për një bekim me mirëqenie për një Republikë të zhvilluar e të forcuar politikisht, ekonomiksht, dhe ushtarakisht! Në të vërtetë, kjo filozofi politike është besëlidhje e qëndresës dhe mbijetesës sonë, andaj, ky rrugëtim ka bekimin dhe uratën e besimit në të madhin Zot, në familje dhe në Republikë. Kjo Republikë ka bekimin e tij, dhe është ndërtuar si rezultat i kontributit të tij të pashtershëm për ta vënë këtë vend të vogël e të bekuar në piedestalin e vëmendjes së kryeqendrave më të mëdha botërore. Virtytet e tij, na mbajnë shpresë dhe aspirata, për një Republikë që ne e duam dhe që Presidenti e ëndërroi. Përjetësisht, mirënjohës, të bekuar e falënderues ndaj Presidentit tonë deri në pafundësi. Republika jonë, është sinonim i ndërtimit bazuar në emrin e tij! Virtyti mbanë shpresë!

You Might Also Like