Teatër

Dramat Shqipe të zënë më shumë vend në teatrot tona

Avni Shkodra

Teatrit në Kosovë, i duhet më shumë të inskenoj drama shqipe, me qasje regjisoriale bashkëkohore, në mënyrë që teatri Kosovar të jetë konkurues me trendet Evropiane.

Prodhimet teatrore duhet t’i respektojnë të drejtat autoriale, e të mos inskenojnë tekste pa leje të autorëve ndërkombëtarë si dhe përkthyesëve të këtyre dramave.

Përveç “Qendrës Multimedia” dhe pak shfaqjeve të “Teatrit Kombëtar”, teatrot tjera në Kosovë, nuk prezantohen në Evropë ose prezantohen shumë rrallë ndër vite.

Prezantimi jashtë vendit, duhet të bëhet me drama shqipe, kryesisht, për t’u prezantuar sa me më origjinalitet.

Prodhimet teatrore duhet t’i stimulojnë dramaturgët dhe artistët që të shkruajnë drama, duke shpresuar se ato do të inskenohen dhe luhen para publikut!

You Might Also Like