Komunikacion

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan me fushatë vetëdijësuese për përdorim të trotinetëve

Gjatë përdorimit të trotinetëve elektrike, është e rëndësishme që përdoruesit e këtyre mjeteve të njohin dhe të ndjekin disa masa të thjeshta sigurie për të garantuar një përvojë të sigurt udhëtimi duke ndjekur disa këshilla dhe rregulla të rëndësishme të përcaktuara me ligjin për rregullat e trafikut rrugor:

o Mosha e shoferit të trotinetit: Fëmijës më të ri se gjashtëmbëdhjetë (16) vjeç nuk i lejohet ta drejtojë trotinetin elektrik në rrugë publike. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë qiradhënësi i trotinetit elektrik nëse vepron në kundërshtim me këtë dispozitë.

o Kontrolloni pajisjen para nisjes: Sigurohuni që trotineti është në gjendje të mirë pune. Kontrolloni frenat, dritat dhe baterinë para çdo udhëtimi.

o Respektoni rregullat e trafikut: Përdoruesit e trotinetëve duhet të respektojnë të gjitha rregullat e trafikut, përfshirë semaforët dhe shenjat e rrugës.

o Kujdes në zonat e ngjeshura: Përdoruesi i trotinetit elektrik gjatë drejtimit duhet ta shfrytëzojë shiritin për biçikleta ose shtegun e përbashkët për biçikleta dhe këmbësorë. Kur udhëtoni në zona të ngjeshura të mbushura me këmbësorë, ulni shpejtësinë dhe bëni kujdes të veçantë për të mos rrezikuar të tjerët. Gjithashtu ndalohet të lëvizni krahas mjetit tjetër.

o Përdorni dritat dhe reflektorët: Sigurohuni që trotineti ka drita funksionale dhe reflektorë, veçanërisht kur udhëtoni natën ose në kushte të dobëta ndriçimi.

o Mos përdorni pajisje elektronike gjatë udhëtimit: Evitoni përdorimin e telefonit ose pajisjeve të tjera elektronike gjatë drejtimit të trotinetit. Përdorimi i tyre mund të shpërqendrojë vëmendjen tuaj dhe të rrisë rrezikun e aksidenteve.

o Vetëm një person në trotinet: Përdorimi i trotinetit nga më shumë se një person në të njëjtën kohë është i rrezikshëm dhe kundërshtim me ligjin.

o Respektoni mjedisin: Parkoni trotinetët në vende të përcaktuara dhe mos bllokoni trotuaret ose hyrjet e ndërtesave.

Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Qeveria – Vlada – Government Ministria e Punëve të Brendshme Ministarstvo Unutrašnjih Poslova / Ministry of Internal Affairs Policia e Kosovës/Policija Kosova/Kosovo Police Drejtoria e Përgjithshme e Policisë/ Generalna Policijska Dir

You Might Also Like